Flash News

KRYESORE

Thaçi telefonon Vuçiç për ta uruar mbi detyrën e re si President

Thaçi telefonon Vuçiç për ta uruar mbi detyrën e

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka uruar përmes telefonit homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, për detyrën e Presidentit.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e urova për detyrën e re”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, thotë presidenti kosovar.

Të fundit