All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Thaçi tregon për marrëveshjet e Berishës me Millosheviçin dhe shantazhet e Azem Hajdarit

Thaçi tregon për marrëveshjet e Berishës me
All - Paragraf - 1

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për zhdukjen e Remzi Hoxhës, familja e të cilit akuzon Shërbimin Informativ Kombëtar se e eliminoi në vitin 1995.

All - Paragraf - 3

Kreu i shtetit kosovar akuzon presidentin e asaj kohe, Sali Berishën për këtë vrasje.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tha ish komandanti i UÇK-së.

Zhdukja e Remzi Hoxhës, biznesmenit nga Kaçaniku ndodhi më 21 tetor 1995,pasi u rrëmbyes forcërisht në zyrat e biznesit të tij në Tiranë. Shkak dyshohet se wshtw takimi i mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

 

Të fundit