Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sokrat Turtulli
Thagmë, Lasgush, thagmë. E more vesh? E more vesh se ç’të punuan mbrëmë pa të pyetur fare? Ta ngjitën emrin në disa hekura turke, Lasgush. Nuk e beson? Thanë se do fluturoje lart dhe se mbi ty do hinpnin njerëz për të çarë qiejt drejt botës. Thanë se emrin tënd ia vunë avionit të parë të një kompanie shqiptare. As rrotat e avionit nuk janë tonat, Lasgush, as rrotat.
Dhe e di kush ta bëri këtë “nder”?
Bijtë e atyre që gjithe jetën e helmuan këtë popull me propogandë. Janë bijtë e atyre që të rrëmbyen Çuçin tënd që e doje aq shume dhe deshën ta pushkatonin. Si? Nuk e mban mënd Çuçin, qenin tënd? Ja se çfarë ke shkruar për qenin tënd atëherë kur etërit e këtyre që ta ngjitën emrin nëpër hekura turke, donin ta pushkatonin.
–Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975: Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë). Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’a vrasim qenin!”
Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-12-1. Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.
Hë, t’u kujtua tani? T’u kujtua se kush po të nderon sot? Ke dëgjuar të thonë “qen bir qeni”? Po ti dhe unë i duam qentë dhe pse këta që po flas unë kanë qënë ujqër dhe çakej. Nuk besoj se nuk e kuptove pse ta bënë këtë “nder”?! Kërkojnë që nëpërmjet emrit tënd të zbusin sado pak gjëmën që po i bëjnë këtij populli.
Nuk iu kërcet për ty, besoma këtë!
E dëgjove mbrëmë se kush mbante fjalim duke u mburrur me emrin tënd dhe pse në faqet e avionit nuk lexohej gjëkundi emri jot?! E pe si tundej sa lart poshtë djali i atij që ka firmosur për varjen e poetit? A i pe se përballë tij ishin pothuaj të gjithë bijtë e etërve të Byrosë Politike që ty të nxinë jetën?! A e di se ai që mburrej mbrëmë me emrin tënd e ka mbush Parlamentin e burrave me kriminelë? A e di se ai që mbrëmë djersinte sa herë përmëndte emrin tënd e ka mbushur shqipërinë gjithë drogë ku ditë për ditë vriten bij nënash? A e di se ai e ka mbush qeverinë me bijtë e ish byroristëve të zinj? Nuk janë kushurinj të largët, jo, janë fiks bijtë dhe bijat e tyrev që sot janë Ministra dhe ambasadorë, drejtora dhe shefa sigurimi. Ta përmënd sigurimin se vetëm ashtu kujtohesh sa e zezë ka qënë ajo kohë dhe se kush janë këta.
Të kujtohet se si deshe të vrisje veten kur të kërkuan poezi për mostrën enver? Të kujtohet që ta dhanë qenin me kusht për një vit dhe ia falën jetën vetëm që ti në shpërblim te saj të bëje poezi për enverin? Të kujtohet si ta futën pistoletën nën jastëk që të mos mundoheshe shumë për të vrarë veten? Të kujtohet si të kërcenuan me mosdhënie të drejte studimi për vajzën që e doje aq shumë? Për një poezi në ditëlindjen e tij. Dhe ta kërkonin ty që, kurrë nuk i thirre në emër atij monstre, por e quaje thjesht “ay”.
Jam i bindur se i ke zënë veshët mbrëmë kur dëgjoje të flitej për ty. Jam i bindur se ke dash sërish të zhdukesh liqenit pafund vetëm e vetëm që mos të ta njollosin emrin e MADH këta pisa të vegjël. Jam i bindur se po të ishe gjallë nuk do hipje kurrë në atë avion që fitimet e tij përfundojnë në xhepat e diktatorit të Turqisë dhe kapos së drogës në Shqipëri. Jam i bindur që nuk do ta pranosh KURRË , atë “nder” që tu bë nga sigurimsat e rilindur që kanë rilindur edhe shtëpinë me gjethe vetëm e vetëm për nostaligjinë e etërve të tyre.
Vazhdo të jetosh i qetë pranë liqenit. Vazhdo ta mbash shikimin nga Ohri si atëherë, pasi asgjë nuk ka ndryshuar në vëndin tënd dhe timin. M’a përqafo edhe Çuçin…
P.S. Të lutem…nëse e takon rastësisht Migjenin, i thuaj të largohet sa më parë pasi pas teje kanë në plan t’ja njollosin emrin dhe atij…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38