Flash News

KRYESORE

Thatësira e tejzgjatur, ulet prodhimi dhe rriten çmimet e frutave dhe perimeve

Thatësira e tejzgjatur, ulet prodhimi dhe rriten çmimet e frutave

Në Kukës, vera e thatë dhe e nxehtë ka sjellë rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve. Sipas tregtarëve, thatësira solli tkurrje të prodhimit vendas gjatë verës gjë që ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Edhe qytetarët, kryesisht buxhetorët dhe pensionistët flasin për rritje të çmimeve në treg ndërsa ankohen se nuk i përballojnë dot për shkak të të ardhurave të pakta mujore.

Zakonisht në tregun e qytetit të Kukësit, çmimet e frutave dhe perimeve pësojnë ulje gjatë verës dhe vjeshtës, por këtë fillim vjeshte pothuajse të gjitha prodhimet kanë pësuar rritje çmimi.

Thatësira e tejzgjatur me temperatura të larta gjatë kësaj vere ka sjelle dëme të shumta edhe në Lezhë. Konstatimi vjen nga nga Drejtori i Bujqësisë, Ndoc Lleshi sipas të cilit shumë kultura bujqësore janë tharë, kjo edhe për shkak se ka zona ku mungon sistemi vaditës. Sipas Ndoc Lleshi: “Pasojat kanë qenë të përshkallzuara sipas kulturave bujqësore, kryesisht tek bimët e arave që kërkojnë më shumë sasi ujë për njësi prodhimi dhe në njëfarë mase edhe dru frutorët.”

Brenda pak ditësh specialistët e bujqësisë do të nisin përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara gjatë verës, por ende nuk dihet nëse fermerët e dëmtuar do të dëshmpërblehen. Kjo situatë ka penalizuar shumë familje në rajonin e Lezhës, të cilat kanë si burim të vetem të ardhurash bujqësinë.

Të fundit