Flash News

KRYESORE

The Guardian: Era Istrefi do të këndojë himnin zyrtar të botërorit, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam

The Guardian: Era Istrefi do të këndojë himnin zyrtar të

Will Smith po bën një rikthim në muzikë, për himnin zyrtar të Kupës së Botës 2018 së bashku me yllin e regaton të Kolumbisë, Nicky Jam, dhe me këngëtaren kosovare, Era Istrefin.

Sipas njoftimeve në ‘Billboard’ dhe publikimeve të tjera, kënga do të publikohet më 25 maj dhe do të prodhohet nga Diplo, prodhuesi amerikan që është pas hiteve me grupin e tij Major Lazer, duke përfshirë Lean On dhe Cold Water.

Krahas karrierës së tij muzikore në fund të viteve 1980 dhe 1990, Smith ishte një pop-reper i suksesshëm, në fillim me DJ Jazzy Jeff dhe më pas si artist solo.

Ndërkohë, Nicky Jam është një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës Latine,  kënga e tij e fundit është dëgjuar pothuajse 800 milion herë në YouTube, ndërsa hitet e mëparshme si El Amante dhe El Perdón kanë mbi një miliardë klikime, secila.

Istrefi është një yll në rritje, kënga e së cilës “BonBon”, ishte një hit në të gjithë Evropën në 2016 dhe ajo ka punuar gjithashtu me reperin French Montana.

Kënga zyrtare e Kupës së Botës zakonisht bëhet në ceremoninë e hapjes ose mbylljes.

Burimi: The Guardian

Të fundit