Flash News

KRYESORE

The Guardian: Kjo është dita kur mendohet se u shfaq rasti i parë i prekur me Covid-19

The Guardian: Kjo është dita kur mendohet se u shfaq rasti i parë

Rasti i parë i prekur nga Covid-19 mendohet se është identifikuar që në 17 nëntor të vitit të shkuar, sipas raporteve të mediave mbi të dhënat e pabotuara të qeverisë kineze.

Raporti, në South China Morning Post, thotë se autoritetet kineze kishin identifikuar të paktën 266 persona që kontraktuan virusin e ri vitin e kaluar dhe që ishin nën mbikëqyrjen mjekësore.

Qeveria kineze u kritikua gjerësisht për përpjekjet për të mbuluar shpërthimin në javët e para, duke përfshirë goditjet e mjekëve që u përpoqën të paralajmërojnë kolegët për një virus të ri, i cili po shfaqej në qytetin Wuhan në provincën Hubei.

The Guardian shkruan se një 55-vjeçar nga provinca Hubei mund të ishte personi i parë që u prek nga Covid-19, pikërisht në vatrën e epidemisë që preku më pas të gjithë botën.

Rreth një muaj pas kësaj date kishte një deri në pesë raste të reja që raportoheshin çdo ditë, thuhet në raport, dhe deri më 20 dhjetor kishte 60 raste të konfirmuara.

Virusi, i cili tani është një pandemi, ka infektuar të paktën 128.343 njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë rreth 5 mijë njerëz. Nga ata që kanë kontraktuar virusin që prej fillimit, 68.324 persona janë rikuperuar.

Pothuajse 81,000 prej rasteve kanë ndodhur në Kinë, kryesisht në provincën e Hubei.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që të paralizojë jetën e përditshme globale, të pezullojë fluturimet, ngjarjet sportive, kulturore, të mbyllen kufijtë etj.

Deklaratat zyrtare të qeverisë kineze për Organizatën Botërore të Shëndetit raportuan se rasti i parë i konfirmuar ishte diagnostikuar në 8 dhjetor. Mjekët që u përpoqën të ngrinin alarmin me kolegët për një sëmundje të re në fund të dhjetorit u kritikuna ashpër. Autoritetet nuk e pranuan publikisht se ishte ngjitës deri më 21 janar.

Jonathan Mayer, profesor i njohur në departamentin e epidemiologjisë të Universitetit të Uashingtonit, tha se ishte "plotësisht e mundur", se ka pasur raste që nga mesi i nëntorit.

Ai tha se ekzistojnë tre mundësi: që rastet nuk u zbuluan në atë kohë, ato u zbuluan por nuk u njohën si një sëmundje e re, ose ato u zbuluan dhe u njohën, por raportimi u shtyp.

"Unë nuk kam asnjë mënyrë të di se cila nga këto mundësi ka ndodhur," tha Mayer për The Guardian.

"Ne e dimë që ka raporte për shtypjen e hershme të këtyre raporteve  dhe marrësit në pyetje "janë trajtuar mjaft ashpër.

Mayer tha se ishte shumë e pamundur që pacienti zero të identifikohej ndonjëherë.

Origjina e virusit është bërë pjesë e konfliktit diplomatik SHBA-Kinë, e nxitur nga zyrtarët amerikanë që e quajnë sëmundjen "koronavirus kinez" ose "virus Wuhan".

’Është pranuar gjerësisht, përfshirë edhe nga kreu i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se virusi  eka origjinën në Hubei. Sidoqoftë, javët e fundit zyrtarët kinezë kanë filluar të sugjerojnë ose duke pretenduar se virusi nuk ka origjinën në Kinë, por mbase në SH.B.A., si një teori konspirative.

Të enjten, Zhao Lijian, një zëdhënës i ministrisë së jashtme, tha pa prova që ushtria amerikane mund ta ketë sjellë atë në Kinë.

"Epidemitë gjithmonë janë bërë politike," tha Mayer.

Të fundit