Flash News

KRYESORE

The Guardian: Rezultati i referendumit në Maqedoni, një tjetër fitore e Rusisë

The Guardian: Rezultati i referendumit në Maqedoni, një tjetër

Media prestigjioze britanike, ‘The Guardian’ e konsideron një tjetër fitore të Moskës rezultatin e referendumit në Maqedoni.

Me një pjesëmarrje në votim vetëm 36.91%,referendumi për ndryshimin e emrit konsiderohet i dështuar, pasi pjesëmarrja duhet të ishte ta paktën 50% që vendimi pas rezultatit t’i shkonte Parlamentit për të marrë vendimin përfundimtar.

“Si kudo në Ballkanin perëndimor, kryesisht në Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi, Moska është e vendosur të ndalojë avancimin e mëtejshëm të influencës perëndimore. Si kudo në Evropë, fushata e influencës së Rusisë në Maqedoni ka shfrytëzuar qëndrimet e djathta nacionaliste, bazuar në nocionet e identitetit, racës dhe kërcënimit të perceptuar të një BE-je të përmbysur. Dhe mbetet e paqartë nëse veprimet e Moskës e kanë tejkaluar balancën”, shkruan The Guardian.

Kjo media e mbyll shkrimin me paradoksin maqedonas: “Pavarësisht se shumica e maqedonasve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO, sipas një sondazhi të kohëve të fundi, kjo perspektivë ka rënë, të paktën tani për tani. Në garën e vazhdueshme në Evropë për pushtet dhe ndikim, Rusia shënoi sërish.”

Të fundit