Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
The Sun: Mafia shqiptare trafikon adoleshentë në Britani dhe i fut në tregun 5 miliardë £ të kokainës
I detyruar nga një baba i dhunshëm për të lypur në rrugë kur ishe vetëm 11 vjeç, i trafikuar në Britani nga bandat shqiptare për të kryer punë skllavi kur qe 15 vjeç, i grabitur dhe pastaj i dërguar në një jetimore, jeta e shkurtër e Samet Matës ka qenë më traumatike se sa shumica e njerëzve mund të imagjinojnë ndonjëherë.
Tani ai është 18 vjeç dhe autoritetet kanë vendosur që ta deportojnë në Shqipëri. Sameti erdhi në Bristol me kamion tri vite më parë, ndërsa u trafikua në ishull për të punuar në një nga industritë moderne të skllavërimit.
Jeta e tij ndryshoi kur u arratis nga trafikuesit dhe gjeti strehim te një familje birësuese, shkruan tablpodo anglez “The Sun”.
Por jo të gjithë fëmijët shqiptarë e kanw këtë fat. Shumica bëhen pjesë e krimit dhe jetojnë një jetë të frikshme.
Endrit Vishaj u fut ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me kamion kur ishte 16 vjeç e përfundoi në Midlands.
Tani, 18 vjeç ndodhet në burg, i dënuar me 4.4 vjet heqje lirie për shitje kokaine. Ai u kap duke ngarë një BMW, në të cilën kishte një çantë dore me 2 kile kokainë mjaft e pastër me vlerë 200 mijë paund, 55 mijë paund para të thata dhe 1 mijë paund, që ishte edhe pagesa e tij për transportin.
Njësoj edhe Klevis Drazhi, 20 vjeç, që u kap me 11 pako kokaine në Londër dhe u dënua me 11 muaj. Vetë i riu tha se mafia shqiptare e kishte mashtruar për ta bërë këtë punë.
Alfred Hamzaj, 22 vjeç u dënua me 8 muaj pasi u kap duke shitur 4 kile kanabis. Policisë i tha se u detyrua të merrej me këtë punë, pasi kishte humbur vendin e punës si larës makinash, pasi ishte emigrant ilegal.
Autoritetet janë të shqetësuara se numri i të rinjve shqiptarë që trafikohen ën Angli e që detyrohen të futen në botën e krimit si të sipërpërmendurit po rritet. Ajo që shqetëson, është se në disa raste janë vetë familjet që nisin djemtë e tyre drejt ishullit për t’u bërë p[jesh e bandave, të cilat merren me shitjen e kokainës, e që kanë fitime të mëdha.
“Ka një ndjesi të medhe pashprese në Shqipëri’, tha Tamara Barnett nga fondacioni për trafikun njerëzor, duke shtuar “Një në dy gra përjeton dhunë dhe dhuna te fëmijët është shumë e lartë. Familja mund të përfshihet, duke dashur që të përdorin fëmiejt e tyre që të fitojnë para, ose mbase t’u krijojnë fëmijëve mundësi më të mira jashtë, por çdo gjë bëhet keq kur ata vijnë këtu”.
Më gjykatat britanike ka raste të fëmijëve shqiptarë, të cilët gjykohen pasi janë kapur me kokainë me vlerë 200 mijë paund. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) Shqipëria është burimi i vetëm i jashtëm për njerëz që trafikohen në Britani.
947 raste u regjistruan në 2018, me një rinjtë me 50% nga 2015-a. Specialisti i zbatimit të ligjit ndërkombëtar Steve Harvey tha se djemtë shqiptarë trafikohen me lejen e prindërve dhe premtimin se do të fitojnë shumë para.
Sipas policisë të gjithë të trafikuarit më pas bëhen pjesë e krimit. ata vënë në dukje faktin se Mafia Shqiptare po forcohet dhe punon në bazë të kodit tradicional të “besës’ dhe kanunit.
Në vitet e fundit janë arrestuar dhjetëra bosë droge nga Shqipëria.
Shqiptarët janë të dytët në numër nga të huajt e burgosur në Britani, me një diferencë shuam të vogël nga polakët që mbajnë vendin e parë.
Por në ishull jetojnë thuajse 1 milionë polakë, ndryshe nga shqiptarët që janë dhjetëra mijëra. Ndërkohë që bandat me jetën e tyre plot luks dhe dhunë joshin të rinjtë në vend.
Banda si Hellbanianz përdorin rrjete sociale për të rekrutuar adoleshentë, ku mburren se fitojnë para, makina të bukura, tymosin puro, rrinë me femra të bukura dhe mbajnë bizhuteri.
Sipas “The Sun” të shumta janë lajmet në mediat lokale, ku raportohet për arrestime të bosëve të drogës nëpër Evropë.
Droga në Britani ka çmim më të lirë që prej 1990-ës dhe është më e pastër se kurrë në këtë dekadë.
Shqiptarët që vajtën ilegalisht në Britani e identifikuan veten si si kosovarë. Nisën të bëheshin pjesë e shfrytëzimit të prostitucionit, të trafikimit të qenieve njerëzore. Më pas filluan të shisnin kanabis, e madje ta kultivonin të në Britani.
Tani ata janë bërë pjesë e tregut me vlerë 5 miliardë paund në Britani, duke krijuar lidhje direkte me latino-amerikanët.
Ata u marrin familjeve deri në 15 mijë sterlina për të sjellë fëmijët në ishull. Shumë nuk ia dalin të mbijetojnë financiarisht dhe nisin të shesin kanabis. Më pas, e kanë të pamundur që të dalin nga kjo rrugë.
Samet Mata po mëson zanatin marangozit dhe punët po i shkojnë mirë. Por ai rrezikon kthimin.
I ati i tij birësues, John Stokes, i cili ka marrë në banesën e tij rreth 60 fëmijë në 30 vite tha se pasi u bë pjesë e familjes ndryshoi.
“Por ai ndodhet në një situatë dëshpëruese. Nëse kthehet në Shqipëri, do të bjerë sërish në duart e trafikuesve që e sollën këtu. ose mund të detyrohet të punojë në kushte çnjerëzore, ose të zhduket fare. Asnjë nuk do ta kërkojë atë”.