Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
‘The Sun’ nxjerr në ‘diell’ identitetin e bandave shqiptare që kanë pushtuar Britaninë (Emrat e krerëve)
“Historia e brendshme se si bandat brutale shqiptare u ngritën nga trafikantët kryesorë të seksit në Mbretërinë e Bashkuar, në bosët kryesorë të tregtisë së kokainës.”
Kështu e nis që në titull artikullin e saj për mafian shqiptare, gazeta e përditshme britanike, ‘The Sun’.
Kjo gazetë ka shkruar një artikull të gjatë në lidhje me bandat shqiptare të trafikut të kokainës dhe tregtisë së mishit të bardhë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë artikull paraqiten shumë eksponentë me origjinë shqiptare, foto, të dhëna identifikuese, si dhe informacione të tjera rreth tyre, të cilët përshkruhen si keqbërës të rrezikshëm që kanë sunduar krimin e ‘nëndheshëm’ në Britani.
Bandat shqiptare që kontrabandojnë dërgesa të mëdha të kokainës, drejtpërdrejt nga Evropa, kanë ndryshuar rrënjësisht tregun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.
Droga është më e lirë dhe më e pastër që nga vitet ‘90, pasi bandat shqiptare përdornin ligjet e shitjes me pakicë, për të zaptuar gradualisht industrinë britanike të kokainës.
Mijëra shqiptarë emigruan drejt Britanisë së Madhe, në fund të viteve ‘90 dhe në kapërcyell të mijëvjeçarit të ri, gjatë një krize refugjatësh. Mes tyre, syresh pretendonin të ishin në fakt shqiptarë të Kosovës, duke dhënë shkas edhe për të mbetur në historinë e lëvizjeve migratore si “rasti më i madh i ndërrimit të shtetësisë”.
Shumë prej tyre, nisën punë m’u në zemër të rrjetit të prostitucionit të Londrës, në Soho- të dominuar më pas nga mafia malteze- ku tërhoqën për herë të parë vëmendjen kombëtare. Shqiptarët nisën të punojnë edhe pranë bosëve të seksit, përara se të deklarohej se ata kishin futur në dorë territorin ku lulëzonte prostitucioni në Londër.
Pushtimi i tregtisë së seksit
Sipas oficerëve të policisë në terren, ishte aftësia e shqiptarëve për të përdorur dhunë brutale, veçanërisht kundër grave të tyre të trafikuara, që tronditën tregtinë e seksit të nëndheshëm .
Paul Holmes, një ish inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në “Scotland Yard”, rrëfeu për The Sun se si brutaliteti i shqiptarëve tronditi ekipin e tij të oficerëve”.
“Ishim vërtetë të tronditur dhe të hutuar nga fakti se si shqiptarët përdornin një nivel të caktuar dhune ndaj grave, edhe kur nuk ishte e nevojshme”, thotë Holmes.
Disa nga krerët e bandave famëkeqe shqiptare të arrestuara nga policia britanike
Olsi Beheluli, duke pozuar me 240,000 paundë para të thata, u dënua me 11 vjet burg në vitin 2015, pasi më shumë se shuma e konsiderueshme prej 4 milionë paundë kokainë dhe heroinë, u konfiskuan nga banda e tij në veri të Londrës
Albert Memia, me nofkën “Diti”, u burgos për 12 vjet për shkak të pjesëmarrjes në një bandë shqiptaro-kosovare, që cila importoi 1.2 milion paundë kokainë drejt Skocisë.
Luan Plakici, i cili krijoi një pasuri prej 1 milionë paundësh nëpërmjet trafikimit të femrave në Londër, u burgos pas një hetimi të vitit 2003, të drejtuar nga Paul Holmes, një ish-inspektor i Policisë.
Klodjan Copja, asokohe 30 vjeç, u dënua me 17 vjet burgim në vitin 2017, si “koka” e një zinxhiri furnizimi me kokainë prej 60 milionë paunësh në perëndim të Londrës.
Anëtari i bandës “Hellbanianz”, Tristen Asllani, 29 vjeç, do të shlyejë pas hekurave dënimin prej 25 vjetësh burg, pasi u kap me 21 kg kokainë, një pistoletë “Skorpion” dhe 6 milion paundë të konvertuar nga sasia e drogës.
Arben Dumani, nga Kosova, Memia dhe Gjeorgj Pjetri u burgosën në Glasgoë për furnizim të niveleve të larta me kokainë.
Erald Mema, 33 vjeç, u dënua me 25 vjet burg në tetor si kreu i një bande që shiti kokainë të “pastërtisë së lartë”. Ai u kap me 560,000 paundë para të thata dhe 10 kg kokainë.