Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
"The Sun" për Dua Lipën: Si i ndryshoi jeta vajzës që deri para një viti jetonte me qira
"Dua Lipa ka botën nën këmbët e saj, pasi është bërë artistja më e nominuar në Brits Awards për të dytin vit radhazi. Ajo gjithashtu mori dy Grammy të dielën e kaluar. Është artistja femër me këngët më të shitura për vitin 2018 dhe ajo ka zbuluar për fansat e saj se Dua prej dylli ndodhet në Madame Tussauds në Londër", e hap shkrimin The Sun.
Më pas, shkrimi vazhdon e përshkruan jetën e saj para se të bëhej kaq e famshme. Tregon po ashtu se si prindërit e saj për të siguruar bukën e gojës punonin nëpër kafene dhe bare, ndërsa në mbrëmje, babai i saj shkonte në kurse biznesi, ndërsa nëna e këngëtares mësonte për turizëm.
Kur Dua Lipa ishte 11-vjeçe familja e saj u rikthyen në Kosovë dhe një vit më vonë Dua vendos të rikthehet në Londër ku jetonte në një shtëpi me qira me shoqen e saj.
“The Sun” shkruan se Dua me familjen, një vit më parë jetonin në një shtëpi me qira në Londër, ndërsa sot janë pronar të një vile luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.
“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, është shprehur shoqja e fëmijërisë e Dua-s, Zana Veseli për “The Sun”.