Flash News

KRYESORE

'The Witcher' në Netflix: A është 'Game of Thrones-i' ynë i ri?

"Game of Thrones" mund t të ketë përfunduar para një muaji, por ka ende një vrimë fantazie në jetën e secilit prej nesh që e ka parë këtë serial. Fatmirësisht, ekziston një serial i ri i quajtur "The Witcher" që vjen së shpejti për të mbushur atë zbrazëti. Ndërsa reagimi i fansave nuk ishte shumë i ngrohtë në trailer-in e publikuar, Netflix ka publikuar zyrtarisht disa foto të kastit dhe duken fantastike. Për çfarë bën fjalë? Shfaqja do të paraqesë "Geralt of Rivia", një gjuetar përbindësh cili "përpiqet të gjejë vendin e tij në një botë ku njerëzit shpesh janë më të këqij se kafshët." Fati e sjell atë tek një magjistare dhe një princeshë dhe treshja duhet të lundrojë në kontinent (version i Westeros) së bashku. Ku bazohet? "The Witcher" është bazuar në një seri të tregimeve dhe librave të fantazisë polake nga Andrzej Sapoëski, botuar së pari në fillim të viteve '90. Kush luan në të? Hanry Cavill do të luajë rolin e " Geralt of Rivia", a.k.a (i njohur si) gjuetari përbindësh. Hanry refuzoi rolin e 'Superman'  për të marrë këtë rol dhe fansat me patjetër janë duke pritur gjëra shumë të mëdha. Anya Chalotra (Jennifer on Wanderlust) i bashkohet Henry -t si magjistarja Yennefer. Ka gjithashtu të sapoardhuren Freya Allan si Ciri, "një princeshë e re me një sekret të rrezikshëm". Kur mund ta shikoj? Në mënyrë bezdisëse, Netflix ka përsëritur "së shpejti". Henri ndau një post të Instagram më herët në maj duke thënë se sezoni 1 ishte përfunduar, kështu që duhet të jetë në rrugën e duhur për muajt e ardhshëm.
Burimi: Cosmopolitan

Të fundit