Flash News

KRYESORE

Thellohet kriza politike në Itali, Giuseppe Conte heq dorë nga krijimi i qeverisë

Thellohet kriza politike në Itali, Giuseppe Conte heq dorë nga krijimi

Giuseppe Conte ka hequr dorë nga formimi i qeverisë në Itali. Conte ishte votëbesuar si kryeministër nga dy partitë kryesore.

Conte i ka paraqitur dorëheqjen pasditen e sotme presidentit Sergio Mattarella.  Arsyeja e dorëheqës së tij është se presidenti Mattarella nuk pranoi Paolo Savonen si Ministër të Ekonomisë.

“Siç edhe e kisha lajmëruar edhe më parë, kam hequr dorë nga formimi i qeverisë së re italiane. Falenderoj Presidentin e Republikës dhe krerët e dy partive politike (Lëvizja 5 yjet dhe Lega Nord) që zgjodhën emrin tim” – tha Conte duke shtuar: “ Ju siguroj se dhashë maksimumin tim për ta përmbushur me sukses këtë detyrë që dy partitë më ngarkuan”.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampeti. Njoftimi erdhi në fund të takimit midis Presidentit italian dhe kryeministrit të caktuar, takim që zgjati rreth një orë.

Të fundit