Flash News

KRYESORE

Thellohet zemërimi i Turqisë ndaj Uashingtonit mbi çështjen e Sirisë: Jeni përgjegjës për vdekjen e 46.000 civilëve

Thellohet zemërimi i Turqisë ndaj Uashingtonit mbi

Një gazetë kryesore proqeveritare turke akuzoi sot të dërguarin e posaçëm presidencial të SHBA- së në koalicionin që lufton Shtetin Islamik, Bret McGurk si “kreun e terroristëve” dhe përgjegjës për vdekjen e 46 000 civilëve, ndërkohë që thellohet zemërimi i Turqisë ndaj Uashingtonit mbi çështjen e Sirisë.

Bret McGurk është në qendër të zemërimit turk, pjesërisht për marrëdhënien e tij të ngushtë me milicinë kryesore siriane kurde, që është forca kryesore në terren që lufton ekstremistët sunitë.

“Ti je shkaktari i vrasjes së 46 000 civilëve!”, thuhej sot në titullin e gazetës turke “Yeni Safak”.

Tensionet u përkeqësuan gjatë fundjavës mes dy aleatëve të NATO-s, pas vërejtjeve të  McGurk që e bënin Turqinë përgjegjëse për rritjen e ndikimit të grupeve të lidhura me al-Kaedën në provincën Idlib, në veri të Sirisë, në kufirin turk.

Kohët e fundit, SHBA-ja ka pajisur me armë YPG-në, milicia kryesore siriane kurde, të cilën Turqia e ka quajtur një organizatë terroriste.

Ndërkohë që edhe e përdishmja turke proqeveritare, “Sabah” ka akuzuar Bashkimin Evropian, i drejtuar nga Gjermania, se ka urdhëruar qellimisht ndalimin e tregtisë së Turqisë, duke thënë se ata nuk mund t’i pranojnë arritjet e larta ekonomike të Turqisë.

Të fundit