Flash News

KRYESORE

Thembrat e plasaritura nuk janë më problemi juaj nëse ndiqni këtë praktikë...

Thembrat e plasaritura janë një porblem i vazhdueshëm për një pjesë të njerëzve. Ato mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së higjenës apo mos hidratimit të rregullt të këmbëve me kremra të posaçëm. Megjithatë për të gjithë ata që vuajnë nga ky problem, tashmë ka një zgjidhje të efektshme. Me anë të limonit ju mund ta eliminoni plotësisht këtë problem.

Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C  që ndihmon shumë lëkurën në trajtimin e këtij problem mjaft të padëshirueshëm.

Mbusheni një enë me ujë të vakët dhe shtrydhni disa pika të limonit në të. Lërini këmbët të qëndrojnë në atë ujë për 15 ose 20 minuta. Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe mjaltë sipas dëshirës.

Nëse dëshironi ndonjë trajtim më të shpejtë atëherë vendosni në një pambuk disa pika limon kombinuar me disa pika uji, në mënyrë që të zbutet përqindja e aciditetit dhe vendoseni  direkt në zonën problematike. Për rezultate më efektive përdoreni këtë ilaç natyral disa herë në javë.

Të fundit