Flash News

KRYESORE

Themelohet AfCFTA, 44 shtete afrikane nënshkruajnë marrëveshjen e rëndësishme

Themelohet AfCFTA, 44 shtete afrikane nënshkruajnë marrëveshjen e

Dyzet e katër vende afrikane nënshkruan sot në Kigali marrëveshjen për krijimin e një zone të tregtisë së lirë kontinentale (Zlec), perceptuar si thelbësore për zhvillimin ekonomik të Afrikës, njoftoi Unioni Afrikan (UA).

“Marrëveshja për krijimin e Zlec u nënshkrua nga 44 vende”, deklaroi presidenti i Komisionit të UA-së, Moussa Faki, në përfundim të një samiti të organizatës në kryeqytetin ruandez.

Nigeria, një prej ekonomive të para të kontinentit, është vendi i parë kryesor që ka abstenuar.

Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari kishte vendosur të mos merrte pjesë në këtë samit në Kigali, pasi kishte kërkuar t’i jepej më shumë kohë vendit të tij, ku marrëveshja ka ngjallur një sërë kundërshtimesh.

“Disa vende kanë rezerva dhe nuk kanë finalizuar ende bisedimet e tyre në shkallë kombëtare. Por ne do të kemi një samit tjetër në Mauritani në muajin korrik dhe shpresojmë që vendet që kanë rezerva do ta nënshkruajnë në korrik”, deklaroi komisioneri i UA-së i ngarkuar me Tregtinë dhe Industrinë, Albert Muchanga.

Të fundit