Flash News

KRYESORE

Themeluesi i Twitter dhuron një të katërtën e pasurisë në luftën kundër koronavirusit

Jack Dorsey, shefi ekzekutiv i rrjetit social Twitter, do të dhurojë 1 miliard dollarë (800 milion) për të financuar studimet shkencore lidhur me luftimin e koronavirusit.

Kjo shifër, përfaqëson 28% të pasurisë së tij.

Dorsey e dha lajmin përmes një postimi në Twitter, duke thënë se nevojat për të përballuar këtë virus të ri janë shumë të mëdha.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai shpjegoi se për këtë dhurim do të përdoren aksionet e tij në kompaninë Square, të cilat pasi të shiten do të shpërndahen përmes fondacionit “Start Small”.

Jack Dorsey nuk është i vetmi miliarder i teknologjisë që dhuron pjesë të pasurisë së tij në përpjekjet për të luftuar koronavirusin.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka premtuar 30 milionë dollarë në përpjekjet për gjetjen e një ilaçi që do të luftojë këtë virus.

Ndërsa shefi i Amazon, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë në bankat e ushqimit në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar personat që përballen me urinë në këto kohë të vështira.

Përshtatur nga The Gurardian

Të fundit