Flash News

KRYESORE

Thëniet motivuese të Bill Gates për të pasur sukses

Thëniet motivuese të Bill Gates për të pasur sukses

Ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Bill Gates hyn tek të dytët.

Gates filloi të programonte kompjutera kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar se do të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore. Ju sjellim në vëmëndje disa këshilla të tij.

1 . Suksesi është një mësues i mbushur me vese. Josh njerëzit e zgjuar të mendojmë se ata nuk humbin kurrë.

2 .Është mirë të festosh suksesin, por është akoma më e rëndësishme të nxjerrësh leksione nga dështimi.

3. Klientët e tu të pakënaqur janë burimi më i mirë për të mësuar.

4. Të gjithë kanë nevojë për një trajner, nuk ka rëndësi nëse je basketbollist, lojtar tenisi, apo lojtar bixhozi.

5 .Mos e krahaso veten me asnjë në botë… nëse e bën, po fyen veten.

6. Silluni mirë me “budallenjtë”, sepse shanset janë që ju të punoni për njërin prej tyre.

Të fundit