Flash News

KRYESORE

Theo Hernandez fton vëllain e tij të bashkohen në një skuadër

Theo Hernandez fton vëllain e tij të bashkohen në një

Theo Hernandez sot ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe, të luajë në një skuadër me vëllain e tij. Mbrojtësi i Milanit ka biseduar me fansat e tij "online" dhe ka folur për tema të ndryshme, por kjo ishte ndër më pikantet.

“Do të ishte një ëndërr të luaja përsëri me vëllain tim në një skuadër. Kemi luajtur në ekipin e moshave kur ishim të vegjël dhe shpresoj të ndodhë sërish. Nëse do të ishte te Milani, akoma edhe më mirë", është shprehur francezi.

"Njeriu i parë që njoftova për firmën me Milanin ishte nëna dhe më pas vëllai. Ata janë njerëzit që më mbështesin gjithmonë dhe janë aty përkrah meje”, ka shtuar më tej Theo.

Të fundit