Flash News

KRYESORE

Theresa May e gatshme të japë dorëheqjen që Britania e Madhe të largohet nga BE

Theresa May e gatshme të japë dorëheqjen që Britania e Madhe

Kryeministrja britanike, Theresa May është shprehur e gatshme të japë dorëheqjen që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian.

“Neve na duhet ta miratojmë marrëveshjen dhe të përfundojmë Brexitin”, u ka thënë May ligjvënësve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.

“Unë jam e gatshme të largohem nga ky post më herët se që kam synuar, në mënyrë që të bëj çfarë është e drejtë për shtetin tonë”, ka thënë ajo, shkruan The Guardian. 

Ligjvënësit britanikë do të votojnë të mërkurën tetë mundësi për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që t’i japin fund bllokadës së krijuar në Parlamentin britanik për këtë çështje.

Deputetët britanikë kanë votuar të martën për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Vendimi për Brexit ka ardhur pasi në ferendumin e mbajtur në 2016-n,  52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE, ndërsa 48 për qind që kanë kundërshtuar atë.

Të fundit