Flash News

KRYESORE

Theresa May emëron Dominic Raab sekretar të ri të Brexit

Theresa May emëron Dominic Raab sekretar të ri të Brexit

Kryeministrja Theresa May ka emëruar deputetin konservator Dominic Raab sekretar të ri të Brexit, pas dorëheqjes së David Davis mbrëmjen e së dielës. Raab më parë mbante pozicionin e ministrit të strehimit.

Si sekretari i ri i shtetit, Raab tani do të jetë përgjegjës për negociatat kryesore për tërheqjen e Britanisë nga BE.

Kujtojmë që Davis dha dorëheqjen duke thënë se ai nuk mund të mbështeste më politikat e qeverisë së tij.  Ai tha se nuk do të ishte në gjendje të ofronte strategjinë e tregtisë së post-Brexit të kryeministres, që u miratua nga kabineti të premten, pasi nuk kishte besim tek ajo.

Të fundit