Flash News

KRYESORE

Theresa May paralajmëron: Britania e Madhe mund të mos largohet kurrë nga BE

Theresa May paralajmëron: Britania e Madhe mund të mos largohet

Theresa May sot bëri një përpjekje për të rritur mbështetjen parlamentare për një version të rishikuar të marrëveshjes për Brexit, duke paralajmëruar se Britania e Madhe mund të mos largohet kurrë nga BE, nëse deputetët e hedhin poshtë marrëveshjen javën e ardhshme.

Kryeministrja përballet me mundësinë e një humbjeje dërrmuese në Dhomën e Përfaqësuesve të martën, pasi ajo lufton për të siguruar koncesione nga BE-ja në marrëveshjen për Brexit.

Deputetët konservatorë euroskeptikë kundërshtojnë fuqimisht sepse duke krijuar një bashkim doganor midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, ata kanë frikë se do ta vijojnë të kenë lidhje të ngushta me bllokun ‘në përjetësi’.

Të fundit