Flash News

KRYESORE

Theth/ Dy turiste izraelite humbin si pasojë e mjegullës së dendur

Theth/ Dy turiste izraelite humbin si pasojë e mjegullës së

Si pasojë e mjegullës dy turistë nga Izraeli janë bllokuar në Theth. Banorët e zonës menjëherë janë organizuar dhe kanë nisur kërkimet.

Sipas informacioneve të mara, turistet kishin vendosur që të shëtisnin në zonën malore, por mjegulla e dendur bëri që ato të humbnin rrugën. Dy motrat, bashkë me të ëmën ishin strehuar në një bujtinë në Theth.

Ishte nëna e vajzave që lajmëroi se turistet nuk ishin kthyer dhe kishte frikë se mos ato kishin humbur rrugën. Bashkë me banorët e zonës për kërkimin e tyre janë angazhuar edhe policia dhe forcat e emergjencës.

Pas disa orësh, dy motrat u gjetën nga nj banor i zonës, i cili i zbriti nga zona malore.

Të fundit