Thethi i lënë pas dore, ende në pushtetin e borës

Në prag të sezonit turistik veror, një nga zonat më atraktive malore në Alpet e Shqipërisë, Thethi vazhdon të jetë i izoluar nga shtresat e borës.

Fshati turistik i Thethit, i cilësuar si zemra e Alpeve shqiptare dhe mjaft i vizituar nga turistët vazhdon të jetë i izoluar nga bora e dimrit që kaloi, duke e bërë mjaft të vështirë e të rrezikshëm kalimin në brendësi të tij, si për banorët ashtu edhe për turistët.

Autoritetet vendore duket se e kanë lënë pas dore këtë zonë atraktive, siç duket edhe në këto foot të mbërritura në redaksinë e politiko.al, duke mos ndërhyrë për pastrimin e borës dhe akullit rrugëve të Thethit, fshat i cili ndodhet në një reliev mjaft malor, ku bora shkrin shumë vonë.

Mosinvestimi në këto rrugë bën që në prag të sezonit turistik, ku pritet të ketë shumë vizitorë të huaj por edhe shqiptarë, ky vend të bëhet i rrezikshëm për aksidente apo i pakalueshëm për turistët.

Edhe pse ndodhemi pothuajse në përfundim të muajit prill, dhe në zonat bregdetare pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhin, bora në këtë zonë ende nuk ka shkrirë, çfarë e bën fashtin e Thethit të humbasë mjaft turistë.