Flash News

KRYESORE

Thethi përsëri i bllokuar nga bora, kryebashkiakja Ademi premton rikonstruksionin e rrugës

Thethi përsëri i bllokuar nga bora, kryebashkiakja Ademi premton

Edhe këtë vit Thethi vuan nga i njëjti problem, bllokimi nga bora. Banorët e kësaj zone edhe një herë e kalojnë këtë dimër të izoluar, pasi reshjet e dëborës kanë bllokuar të gjitha rrugët. Ndërkohë ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi që premtoi se këtë vit ka për të nisur puna për rikonstruktimin e rrugës së një prej fshatrave më të bukur në vend.

Aksi nga Qafa e Thores deri në Theth dhe rruga tjetër nga Mali i Shoshit janë tejet të amortizuara, duke e bërë vështirësisht të aksesueshme edhe gjatë verës këtë zonë. Për banorët, kjo është një situatë e papranueshme.

Të fundit