Flash News

KRYESORE

Theu “arrestin shtëpiak”, arrestohet trafikanti, u zbulua falë byzylykut ...

Theu “arrestin shtëpiak”, arrestohet trafikanti, u zbulua

Një 56-vjeçar, nën hetim për trafikim lëndësh narkotike, është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga Gjykata. Largimi i tij nga shtëpia në Kamzë, është konstatuar rreth orës 09:00 të mëngjesit nga mbikëqyrja elektronike. Por, falë byzylykut elektronik është arritur të zbulohet vendndodhja e tij e më pas arrestimi. Bëhet fjalë për shtetasin Besim Zenuni, i cili në dhjetor të vitit të kaluar, u arrestua bashkë me një vajzë 25- vjeçare, duke tentuar të trafikonin drejt Turqisë një sasi prej 23 kg drogë.  Pavarësisht se ishte i detyruar me vendim Gjykate që të qëndronte në shtëpi, madje kishte edhe mbikëqyrje elektronike, 56-vjeçari ka rrezikuar, duke u larguar në një distancë të konsiderueshme nga banesa. Në këtë formë është marrë edhe sinjalizimi për thyerjen e masës së sigurisë.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Policia sekuestroi sasinë e drogës, të llojit kanabis sativa, në pikën Kufitare të Kapshticës. Në atë kohë, Policia tha se kishte arrestuar shtetasit, Besim Zenuni, 56 vjeç dhe Ermira Elezi, 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Lënda narkotike u gjet në automjetin tip “Peugeot”, në dalje nga Shqipërisë në drejtim të Greqisë. Policia kreu arrestimin e tyre në flagrancë me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërsa disa ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi që ata të qëndronin në “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje elektronike.

 

Të fundit