Flash News

KRYESORE

Theu karantinën dhe pështyu 14 policë, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

Theu karantinën dhe pështyu 14 policë, arrestohet i riu shqiptar

Një shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Greqi.

Një 26-vjeçar shqiptar u ndalua fillimisht nga policia pasi kishte thyer karantinën, pak ditë pasi kishte ardhur nga Londra në Athinë.

Në sajë të masave, policët kanë ushtruar kontroll ndaj shqiptarit dhe kanë kuptuar se ai kishte ethe. Pas matjes së parametrave, i riu rezultoi edhe me temperaturë 38 gradë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka bërë rezistencë ndaj policëve të ekipit DIAS dhe ka nisur të pështyjë mbi ta.

Shqiptari u gjobit me 5000 euro, ndërsa 14 oficerët e policisë që ranë në kontakt me shqiptarin janë futur në karantinë.

Të fundit