Theu vendimin e Këshillit Kombëtar, Grida Duma mesazh ‘rebeles’ Rudina Hajdari

Rudina Hajdari është një nga deputetet e PD-së që refuzon të djegë mandatin e deputetes, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Kombëtar me argumentin se kerkon t’i sherbeje te ardhmes se vendit.

Megjithate, si duhet vepruar ne kete rast? Për ish-deputetein Grida Duma, vendimi përfundimtar u takon forumeve të partisë, megjithatë qarësisht do donte që ajo të bëntë karrierë ne ‘seline blu’, kur thotë se ‘politika ka ulje dhe ngritje por njeh edhe rikthimet’.

“Vendimi i takon forumeve, dhe kur forumet vendosin një gjë për njërin, ajo duhet të zbatohet për të tjerët, kështu funksionon në një organizatë. Kush është figurë politike me trashëgimi politike di të tregojë veten dhe që politika ka uljet e ngritjet e veta dhe që historia njeh rikthimet”, sqaron Duma.

Opozita e bashkuar dogji mandatet e deputetëve pasi e konsideron mazhorancën aktuale si jo legjitime, të dalë nga zgjedhje jo të ndershme, ku sipas raportit të certefikuar të OSBË-së, 20% e votave ishin të blera.