Flash News

KRYESORE

Theu vendimin për djegien e mandateve, Rudina Hajdari: Mos më quani tradhtare

Theu vendimin për djegien e mandateve, Rudina Hajdari: Mos më quani

Deputetja Rudina Hajdari kundërshton zërat që e cilësojnë atë si tradhtare, pasi nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetes. Ajo shkoj më tej duke thënë se qëndrimi i saj në parlament ka forcuar Partinë Demokratike.

“Do ta them troç farë. Unë duke qëndruar në parlament kam forcuar PD dhe demokratët në tërësi sepse i kam dhënë legjitimitet faktit që ne duhet të qëndrojmë në parlament  dhe unë i përfaqësoj ata dhe do vazhdoj ti përfaqësoj ata. Kështu nuk besoj se kjo logjikë është e drejtë”, deklaroi ajo në emisionin "Ekopolitikë".

Konsiderata pozitive shpreh edhe për reformën në drejtësi, pavarësisht se është e vetëdijshme se një eksperiment i tillë po bëhet për herë të parë në Shqipëri.

“Kjo është një reformë e paprovuar në një vend tjetër dhe është hera e parë e provuar në Shqipëri. Ka qenë i suksesshme në këndvështrimin se ka mundur  të pastrojë sistemin e drejtësisë.  Pra nga ana e suksesit ka eliminuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të etiketuar si të korruptuar. Synimi ishte ky që ne të pastronim sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Por duke qenë se është një reformë e paprovuar në vend tjetër ka edhe vakum. Jemi në një situatë të vështirë, siç është ajo e të mos pasurit një Gjykatë Kushtetuese që përbën një problem më vete”, deklaron ajo.

Të fundit