Flash News

KRYESORE

Thierry Henry, rivali numër një i Francës të martën në mbrëmje

Thierry Henry, rivali numër një i Francës të martën

Ish-sulmuesi Thierry Henry është një ndër futbollistët më të pëlqyer në Francë, për shkak të kontributit që ka dhënë për ‘gjelat’, ku në 123 ndeshje ka shënuar 51 gola.

Megjithatë, të martën në mbrëmjë, duke filluar nga ora 20:00, ai do të jetë rivali më i madh i francezëve, pasi Franca dhe Belgjika do të përballën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ dhe 40-vjeçari është pjesë e kampit belg, në rolin e zëvëndës-trajnerit të Roberto Martinezit.

Megjithatë, një gjë është e sigurt, në fund të ndeshjes në zemrën e Henry do të ketë festë pavarësisht se kush fiton.

Henry deri më tani ka preferuar të qëndrojë në hije tek mediat duke mos marrë meritat për suksesin e belgëve dhe me siguri do vazhdojë të bëjë kështu edhe në vazhdim.

Nuk duhet harruar se me Francën ai ka fituar Botërorin në vitin 1998, Kampionatin Evropian në vitin 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2003.

Të fundit