Flash News

KRYESORE

Thikë fytyrës 31-vjeçares në Lushnjë, pranga adoleshentit

Thikë fytyrës 31-vjeçares në Lushnjë, pranga

Një adoleshent ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka qëlluar me thikë një 31-vjeçare, banore në të njëjtën zonë ku ata jetonin.

Sipas policisë, 17-vjeçari me inicialet F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri ka goditur me thikën që duket edhe në foto të renë në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme. Menjëherë, i riu është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.

Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Plagosje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal”, sqaron policia.

 

 

Të fundit