Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Ju lutem shumë, kam nevojë për ju!

Aktori Mehdi Malkaj ka përcjellë një thirrje për të gjithë qytetarët. Malkaj thotë se edhe atij i pëlqen shumë një teatër i ri por jo që ky teatër të shkel mbi historinë.

Në videon e publikuar nga Nisma Thurje, Malkaj fton qytetarët që ti bashkohet protestës që do të mbahet ditën e nesërme para parlamentit për të kundërshtuar miratimin e ligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Ju dua dhe e di që më doni shumë. Më pëlqen shumë një teatër i ri. O sa shumë më pëlqen, nuk e keni idenë. E dua shumë një teatër të ri. Po nuk dua të shkel mbi historinë. Më dhemb shumë mbi historinë 73-vjeçare të teatrit.

Nuk është i vjetër. Ka teatro në botë që janë 500-vjeçar. Ky i joni është i ri, do një çik dashuri, do një çik mirëmbajtje, do një çik përkushtim.

Ju lutem shumë kam nevojë për ju. Më mbështesni ditën e enjte para parlamentit që të tregojmë që teatri është i joni. Teatri nuk është i aktorëve, s’ka për të qenë kurrë i aktorëve por aktorët kanë lënë aty shpirtin e tyre, zemrën e tyre. e lënë vazhdimisht, sigurisht po nuk ishit juve brenda nuk ka teatër. Ju dua shumë. Të enjten na mbështesni”, shprehet aktori Mehdi Malkaj.