Flash News

KRYESORE

Thirrja e ambasadës britanike: VV dhe LDK më tolerante, Kosova ka nevojë për qeveri

Thirrja e ambasadës britanike: VV dhe LDK më tolerante, Kosova ka

Ambasada e Britanisë në Prishtinë i ka bërë thirrje si lëvizjes Vetëvendosje, ashtu edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të formojnë qeverinë e re. Kjo sepse vendi ka nevojë për ekzekutivin, pasi përpara janë shumë çështje që duhet të zgjidhen. Në Facebook, institucioni kërkon më tepër tolerancë

“Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen. Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës.

Ato duhet të bëjnë këtë në frymën e tolerancës, duke pranuar qasjet e tyre të ndryshme të qeverisjes. Respekti për votuesit dhe Kushtetutën do të thotë vullnet për të punuar sinqerisht së bashku për t’i treguar vendit se ata munden të ofrojnë lidership për ndryshimin”, ishte mesazhi i ambasadës britanike.

Të fundit