Flash News

KRYESORE

Thirrja e Berishës për bashkim, rishfaqet Astrit Patozi: Jemi gati, por Basha të njohë ekzistencën e frontit kundërshtar

Thirrja e Berishës për bashkim, rishfaqet Astrit Patozi: Jemi gati,

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi është rishfaqur në media pas apelit të ish-kryetarit Sali Berisha për bashkim të partisë. Në një intervistë për ‘Top Story’ në Top Channel, Patozi tha se grupimi i tij është gati të shpëtojë PD-në, nëse kryetari Lulzim Basha pranon ekzistencën e frontit të kundërshtarëve në parti.

“Kriza e përfaqësimit nuk është më çështja jonë. Zgjidhja është një dhe vetëm një, me kushtin e vetëm që ai (Basha) duhet të njohë ekzistencën e frontit të kundërshtarëve. Një alternativë që mendon ndryshe. Që kjo parti të mos shkërmoqet, duhet që ai ta provojë dhe të tregojë sa vlen. Alternativa Basha nuk ka asnjë shans. Ne kërkojmë të provohet se kush është shumica. Ne mendojmë që jemi shumicë brenda PD”, u shpreh Patozi.

Patozi kërkoi që problemi i PD-së të mos shihet më te lista e deputetëve pasi ajo u provua në zgjedhjet e 25 qershorit, por te alternativa e Bashës.

Të fundit