Flash News

KRYESORE

Thirrja e dëshpëruar e Guvernatorit të Lombardisë: Na ndihmoni, kemi nevojë për mjekë dhe infermierë

Thirrja e dëshpëruar e Guvernatorit të Lombardisë: Na

Guvernatori i Lombardisë, Atilio Fontana dha një intervistë për Ora News, ku foli për situatën dramatike që po kalon për shkak të koronavirusit Lombardia. Fontana tregon se të infektuarit në këtë rajon vijojnë të rriten.

"Më vjen keq ta them por pas 3 ditësh kur u verifikua një stabilizim në reduktim i numrit të personave të infektuar, që shkonte nga 1600-1800 raste më shumë në ditë, gjatë ditës së sotme kemi regjistruar pikun mjaft të lartë me 2500 raste më shumë në 24 orët e fundit. E ky është lajm negativ që më trishton pasi ai trend qëndrueshmërie që na jepte sinjale ulje sot pati një tendencë të kundërt. Masat e qeverisë po respektohen dhe pse kemi regjistruar mjaft situata anomale me qytetarë që shkelin këto rregulla", tha guvernatori i Lombardisë”, është shprehur ai.

Fontana, gjatë intervistës për gazetaren Alba Kepi, tregon se edhe pse sistemi shëndetësor në Itali po bën të pamundurën, situata përsëri mbetet problematike. Sipas tij 10% e personave të infektuar përfundojnë në reanimacion. "Sistemi shëndetësor në këtë rajon po bën të pamundurën, kemi pothuajse dyfishuar kapacitetin në repartet e reanimacionit, Për fat të keq 10% e pacientëve të infektuar përfundon në repartet e reanimacionit. Mjekët e infermierët po punojnë me turne pa orar e dhe pse janë në limitet e forcave të tyre, nuk largohen e kanë një sens përkatësie të jashtëzakonshëm. E kemi nevojë urgjente për mjekë e infermierë."- thotë Fontana.

Guvernatori i Lombardisë ka treguar gjithashtu se ka dy arsye pse nuk po bëhen shumë tampone në Itali. Së pari lidhet me faktin e mirënjohur se kush nuk ka simptoma nuk i bëhet dhe së dyti, sepse në Milano mund të kryhen deri në 5 mijë teste në ditë për shkak të mungesës së laboratorëve çka sipas Guvernatorit "do duhen vite të merret përgjigja për të gjithë popullsinë".

Megjithatë, Guvernatori i Italisë ngre shqetësim për një tjetër problem, mungesën e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse për personelin shëndetësor duke bërë dhe një apel: "Kemi nevojë për mjekë, infermierë, për personel të specializuar, për maska, veshje mbrojtëse, aparatura mjekësore. Na ndihmoni!”, thotë ai.

 

Të fundit