Flash News

KRYESORE

Thirrja e dhimbshme e Gattusos, ka një mesazh për italianët

Thirrja e dhimbshme e Gattusos, ka një mesazh për italianët

Napoli ka postuar në profilin zyrtar në Twitter një video të trajnerit Gennaro Gattuso. Tekniku bën një thirrje në formë lutje për të gjithë italianët në këtë periudhë të vështirë.

"Përshëndetje të gjithëve, jam Gattuso. Dua të përshëndes të gjithë italianët dhe tifozët e Napolit, të gjithë tifozëve në të gjithë botën.

"E di që po kalojmë një moment të vështirë dhe nuk është aspak i bukur. Unë dua të ju lutem të qëndroni në shtëpi. Është shumë e rëndësishme, sepse mjekët dhe infermirët po bëjnë një punë të madhe. Më vjen keq për të gjithë ata që kanë vdekur, por duhet të zbatojmë rregullat", - tha Rino.

Të fundit