Flash News

KRYESORE

Thirrja e emigrantit për protestë, banorët bllokojnë rrugën Durrës-Shijak

Thirrja e emigrantit për protestë, banorët bllokojnë

Banorët e Shijakut mesa duket i janë përgjigjur thirrjes së djeshme të emigrantit shqiptar për të protestuar për rrugën e amortizuar.

Mëngjesin e sotëm, rreth 40 banorë të Xhafzotajt kanë bllokuar aksin Durrës-Shijak, në shenjë proteste për rikonstruksionin e rrugës, në të cilën sipas tyre nuk është vënë dorë prej 20 vitesh.

Ditën e djeshme, emigranti Orges Sinjoni protestoi në po këtë aks duke vënë vazo me lule dhe duke bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Ai është emigrant në Itali dhe erdhi në Shqipëri për varrimin e gjyshit. Dje au u bëri thirrje banorëve që të protestojnë, pasi vetëm duke ngritur zërin mund të zgjidhin problemet e tyre.

Ai ka marrë leje në komisariatin e Shijakut, për një protestë një orëshe, nga ora 07-08.00 e mëngjesit.  

 

Të fundit