Flash News

KRYESORE

Thirrja e Erdogan: Zgjerimi i BE-së pa Turqinë do të ishte gabim i rëndë

Thirrja e Erdogan: Zgjerimi i BE-së pa Turqinë do të ishte gabim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se do të ishte një “gabim i rëndë” që Europa ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit.

“Do të ishte një gabim i rëndë për Europën, e cila synon të jetë një forcë globale, ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit”, tha Erdogan gjatë një konference të përbashkët për media në samitin Turqi-BE, që po zhvillohet në qytetin Varna të Bullgarisë.

“Operacionet tona kundër terrorizmit jo vetëm që kontribuojnë në sigurinë tonë dhe të sirianëve, por edhe në sigurinë e Europës”, tha ai.

“Tani ne presim mbështetje të fortë nga Europa për çështje të ndjeshme si lufta kundër terrorizmit, në vend të kritikave të paqëndrueshme dhe të padrejta”, shtoi ai.

Po ashtu, Erdogan tha se Ankaraja është duke shpresuar të fillojë procesi për të rinovuar bashkimin doganor me BE-në.

Presidenti turk u bëri thirrje shteteve të BE-së të bashkëpunojnë për stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan dhe rajone të tjera të interesit ndërkombëtar.

“Ejani të punojmë se bashku për mundësimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, që është rajon gjeografik i përbashkët. Ejani të thellojmë bashkëpunimin në çështje ndërkombëtare si Siria, Iraku, Palestina, Jeruzalemi, Jemeni, Rohingya dhe Afrika. Ejani ta ndërtojmë së bashku Evropën si simbol i fortë i lulëzimit dhe stabilitetit”, theksoi Erdogan.

Të fundit