Flash News

KRYESORE

Thirrja e Ismali Kadaresë për Ramën dhe Haradinajn: Hiqni barrierat për librat

Thirrja e Ismali Kadaresë për Ramën dhe Haradinajn: Hiqni

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, gjatë qëndrimit në Shqipëri u takua me shkrimtarin e njohur të letrave shqipe Ismail Kadare, me të cilin diskutoi për kulturën dhe arsimin.

Sipas një komunikate të MKRS-së, Kadare i tha zëvendësministrit Hoti që t’ia përcjellë si porosi edhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që bashkërisht me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të bëjnë lehtësimin e politikave ndaj librit në mënyrë që ai të lëviz pa barriera.

Shkrimtari Kadare u shpreh se nevojitet botim dhe qarkullim më i madh i librit në shqip qofshin ata autorë shqiptarë apo të huaj.

Gjatë takimit, Kadare e Hoti biseduan edhe për mundësinë e përparimit të projekteve madhore në shërbim të trungut të përbashkët kulturor dhe veçanërisht në kujdesin e vazhdueshëm ndaj gjuhës shqipe.

Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, e informoi shkrimtarin shqiptar me famë botërore, Kadare, për politikat dhe aktivitetet që ndërmerr MKRS-ja në raport me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij, për revistat letrare dhe fuqizimin e rrjetit të bibliotekave në Kosovë.

Të fundit