Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Thirrja e Ministrisë së Shëndetësisë për mjekët: Aplikoni për bonusin 2.5 milion lekë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi sot publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për t'u punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën. Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.
Sipas thirrjes së bërë publike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton mjekët specialistë të specialiteteve:
-kirurgji
-anestezi reanimacion
-kardiologjiobst
-etrikë-gjenekologji
-neurologji
-pediatri,
-imazheri
-mjekësi interne
-ortopedi-traumatologji
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë (të vjetra), me një shkallëzim mbi rrogë, që, kur mjeku merr përsipër të shkojë në një spital rajonal apo bashkiak në këto zona, të mund të ketë një fitim real. Kujtjmë që fondi i vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare për këtë vit është 52 milion lekë, për mjekët që do të japin shërbimin aty ku janë nevojat.