Flash News

KRYESORE

Thirrja e Ramës 'mos flit në emër të amerikanëve', dhe letra e Bashës e hartuar me Lu-në në zyrë

Thirrja e Ramës 'mos flit në emër të

Kryeministri Rama i ka kërkuar sot pasdite shefit të opozitës, Lulzim Basha 'që të mos fliste në emër të amerikanëve, sepse ata flasin vetë'. Deklarata ka ardhur pak pasi një letër e Bashës ka 'mbërritur' në adresë të Kryeministrit Rama, duke i kërkuar që, ashtu si Opozita, t'i thotë 'Po' Paketës McAllister Plus, e cila përfshin edhe votimin e vetingut.

A po flet kryetari i Opozitës 'në emër të amerikanëve', siç pohon Rama? Sipas një vëzhgimi të politiko.al, letra që kryetari Basha i nisi Ramës u bë publik thuaje në të njëtën kohë që ambasadori amerikan Lu po linte selinë blu pas një takimi dy orësh.

Fakti që letra dhe ambasadori dalin në të njëjtën kohë nga e njëjta zyrë, tregon se teksti është hartuar, apo të paktën miratuar nga kryetari i opozitës gjatë takimit me Ambasadorin, që do të thotë se është 'dakordësuar' me përfaqësuesin amerikan në Tiranë.

Basha mund të mos jetë duke folur 'në emër të amerikanëve', por është duke folur në sintoni me ta.

Të fundit