Flash News

KRYESORE

Thirrja e Shkëlzenit në Prokurori/ Berisha: Akuza të tilla e nderojnë djalin tim

Thirrja e Shkëlzenit në Prokurori/ Berisha: Akuza të tilla e

Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se thirrja e djalit të tij në prokurori për dosjen CEZ është dirigjuar nga Edi Rama. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ai mohoi përfshirjen e Shkëlzen Berishës në këtë çështje.

“Edi Rama hapi dosjen pa asnjë lloj provë për djalin tim. Akuzat që i bëjnë e nderojnë Shkëlzenin. Qëllimi i Edi Ramës është të krijoj paralelizma të paqena. Akuza të tilla të ulta e nderojnë djalin tim. Nuk mund të bazohemi në një email, që nuk është verifikuar. Ai kërkon të largoj vëmendjen nga vëllai i tij, që trafikon drogë së bashku me Genci Xhixhën”, tha Berisha.

Të fundit