Flash News

KRYESORE

Thirrja e Taulant Ballës, reagon zëdhënësja e PD-së: Po vidhen 2.2 miliardë euro; Prokuroria vegël e Ramës

Thirrja e Taulant Ballës, reagon zëdhënësja e PD-së: Po

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të policisë, në protestën e zhvilluar përpara Kuvendit.

Pas kësaj deklarate të Taulant Ballës ka reaguar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila e konsideron turp kërkesën e Ballës. “Po vjedhin 2.2 miliard euro me koncesione, 40 milion euro me 2.2 km rrugëe, e sulmojne nga salla e Kuvendit qytetarët që po u prishin shtëpitë”, shkruan Zhupa.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Prokuroria vegel ne duart e Rames!

Nuk ka nisur ende hetim per tenderin abuziv dhe korruptiv te unazes se re, te denoncuar me fakte nga Partia Demokratike. Por sipas mikut te krimineleve Taulant Balla, prokuroria po heton protesten e njerezve te ndershem per shtepite e tyre. Turp

Po vjedhin 2.2 miliard euro me koncesione, 40 milion euro me 2.2 km rruge, e sulmojne nga salla e kuvendit qytetaret qe po u prishin shtepite.

Të fundit