Flash News

KRYESORE

Thirrja e Vokshit: Në protestë kundër krimit të organizuar, Shqipëria si Evropa

Thirrja e Vokshit: Në protestë kundër krimit të organizuar,

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi u ka bërë një thirrje gjithë vajzave dhe grave në vend që të bashkohen kundër kryehajdutit Edi Rama.

Me një status në Facebook, ajo shkroi se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë dhe kryeministri që burgos gra, vaja dhe fëmijë duhet ndaluar.

“Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa!

Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Të dashura nëna dhe motra!

Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramën që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Evropa”, ishte mesazhi i Vokshit.

Të fundit