Flash News

KRYESORE

Thirrje fyese ndaj napolitanëve, Inter gjobitet me 10 mijë euro

Thirrje fyese ndaj napolitanëve, Inter gjobitet me 10 mijë euro

Interi është gjobitur me një shumë prej 10 mijë eurosh për thirrjet fyese që tifozët bënë në ndeshjen që u mbyll me barazim kundër Napolit.

Media italiane raportojnë se gjatë 10 minutave të para të dy pjesëve të ndeshjes, monitoruesit kanë dëgjuar thirrje fyese nga tifozët zikaltër.

Sipas raportit disiplinor që u bë publik ditën e sotme nga Serie A, Interi është gjobitur me 10 mijë euro për thirrjet fyese dhe 4 mijë euro për pesë minutat e vonesës së ndeshjes.

Për vonesën gjithashtu u gjobit edhe ekipi i Napolit me një shumë prej 2500 eurosh.

 

Të fundit