Flash News

KRYESORE

Thirrje për luftë? Koço Kokëdhima: Populli të zgjedhë çdo rrugë për të shpëtuar

Thirrje për luftë? Koço Kokëdhima: Populli të

Katër muaj më parë Koço Kokëdhima krijoi partinë e tij "Zgjidhja", ndërsa dje në studion e emisionit "Studio e Hapur" në News 24 bëri një thirrje të fortë për gjithë shqiptarët, teksa komentonte zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, zgjedhjet u vodhën dhe u blenë dhe për këtë janë përgjegjëse të dyja forcat politike, PS-ja dhe PD-ja.

"Rama dhe PD duhet t'i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për gjithë këto krime elektorale që kanë kryer në këtë vend. Kulturën e vjedhjes së votës e nisi Saliu por Rama e sofistikoi, ia kaloi edhe Saliut. Sistemi zgjedhor nuk mund të reformohet nga Rama, ai e ka bërë këtë bashkë me Berishën. Kjo situatë zgjidhet nga presioni i popullit, ndërgjegjësimi i tij. Po ftoj popullin t'i dali për zot vendit të tij, jetës së tij",- tha Kokëdhima.

I pyetur nëse po bënte thirrje për luftë, Kokëdhima sqaroi prerë: "Kur popullin e rrezikojnë është në të drejtën e tij të zgjedhë çdo rrugë që të shpëtojë nga kjo situatë".

Të fundit