Flash News

KRYESORE

Thirrje për mosbindje civile? Kryemadhi flet pas takimit me Bashën: Luftën e hapëm

Thirrje për mosbindje civile? Kryemadhi flet pas takimit me Bashën:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu, lidhur me shembjen e TK dhe tensioneve të dhunshme pas këtij akti.

Ajo tha se vendimi politik i opozitës do finalizohet në mesditë.

“Mesazhi im është që shqiptarërt të mos njohin shtetin, postoblloqet e gjobat e Ramës se paratë e tyre po i përdor për dhunë ndaj tyre. I bëj thirrje Ramës meqë i ka qejf gratë e vajzat që i do dhe i godet, ti lirojë një orë e më pare, ashtu edhe artistët se nuk ka ku të shkojë më.

Të marrin përgjegjësi për dhunimin ndaj grave e gazetarëve, sot është koha për të parë familjet dhe të ardhmen e tyre, tani nuk do shikojmë brekët e Violeta Manushit por do shikojmë bythen jashtë të Edi Ramës dhe kështu do t’i mësojë shqiptarët me këtë dëgjenerim që ka kapur”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ajo po bën thirrje për mosbindje civile dhe rikthim të protestave, ajo u përgjigj se “Po bëj thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, drejtësinë e tij që fle gjumë, për prokurorët që hanë e pinë në qendrat e drogës dhe që ngelen peng të shantazheve të përgjimeve në tavolinat ku hanë e pijnë, që të mos njohin bastardët që përdorin vendin për veten e tyre. Më pas hapat e tjera do jenë hap pas hapi. Luftën e shpallëm”.

Të fundit