Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Thirrjes së Bushatit i bashkohet edhe ish-zv/ministrja: Zgjohuni socialistë, t’i vendosim gishtin kokës
Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj i ka dhënë mbështetje fjalimit të mbajtur sot në Kuvend nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, i cili kërkoi bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës për të kapërcyer krizën ku ndodhet vendi.
Duke e konsideruar mendim ndryshe, Beqiraj thotë se fjalimi i Bushatit është thirrje për t’i vendosur gishtin kokës sepse asnjëherë nuk është vonë.
Beqiraj, e cila ka qenë edhe në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kërkon nga socialistët që të zgjodhen pasi “ky vend nuk ka nevojë për shkëmbime batutash, pa kripë e të sforcuara, me deputetët opozitarë të ardhur prej procedurës por jo prej demokracisë.”
“Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shumë shqiptarëve me mendje të ftohtë e dy pare tru në kokë që kemi nevojë për zgjidhje e jo për karshillëk, retorikë , shaka që nuk bëjnë meë kërkënd për të qeshur, përkundrazi trishtojnë”, shkruan ndër të tjera ish-zv/ministrja.
Reagimi i plotë i Irena Beqirajt:
Mendimi ndryshe i Ditmir Bushatit!
Nese ne nje tavoline te gjithe mendojne njesoj asnje nuk eshte duke menduar gjate!!!!
Fjalimi i Ditmir Bushatit sot ne Parlament ishte nje drite per shpresen e ekzistences se mendimit ndryshe, nje thirrje per ti vendosur gishtin kokes. Asnjehere nuk eshte vone.
Shumekush perciptazi, I zene ne kurthin e mentalitetin ” o me ne o kundra nesh” mund ta shikoje si kundervenije karshi Lidershipit. Ne fakt eshte nje sherbim I bere me guxim jo vetem Partise Socialiste e Lidershipit te saj, por Popullit Shqiptar.
Zgjohuni socialiste !!!!! Ky vend nuk ka nevoje per shkembime batutash , pa kripe e te sforcuara, me deputetet opozitare te ardhur prej procedures por jo prej demokracise , te cileve zeri u dridhet e nuk rrine dot as drejt ne foltore kur kuvendojne , duke te kujtuar me se shumtii nxenesit e dobet para mesuesit. A nuk jeni lodhur duke perseritur mekanikisht fjali pa kuptim e klishe si : ulemi per djalog por jo per negociate ? Po a nuk me thoni, cili eshte precedenti i rezikshem i cili nuk duhet te ndodh se ndryshe ndodh katastrofa me demokracine?
Po si ka mundesi qe rrini neper karrike duartrokisni edhe nuk mendoni qe edhe pse eshte teresisht fajtore, opozita qe ka lene shtepine si nje bashkudhetare e keqe , ju serisht nuk mund te largoheni nga detyrimi per te gjetur zgjidhje urgjente per te miren e familjes tone te perbashket , Shqiperise.
Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kursesi qe eshte kundra nje individi, qofte ky edhe lideri i partise . Ditmiri percolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru ne koke qe kemi nevoje per zgjidhje e jo per karshillek, retorike , shaka qe nuk bejne me kerkend per te qeshur, perkundrazi trishtojne.
Nuk jemi pa zgjidhje, nese mesojme te degjojme edhe pranojme mendimin ndryshe.