Flash News

KRYESORE

"Thjesht e vërteta" sipas Ramës për tarifën e studentëve

"Thjesht e vërteta" sipas Ramës për tarifën e

Pas protestës së studentëve, kryeministri Edi Rama ka reaguar shkurtimisht në Twitter për çështjen e tarifës.

Kryeministri ka renditur pesë pika, që sipas tij janë e vërteta për këtë çështje, ndërsa mbeshtet qëndrimin e ministres Lindita Nikolla se asnjë tarifë s’është rritur.

“Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s'i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s'është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.

Të fundit