Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Thomas Tuchel është favorit për të zëvendësuar Carlo Ancelotti-n si trajner i Bayern Munich, sipas mediave gjermane, që kanë shkruar të shtunën për negociatat që po zhvillohen.
Tekniku 44-vjecar, pa klub që nga shkarkimi prej Borussia Dortmund verën e kaluar, ndodhet në kryeqytetin bavarez, sipas asaj që ka shkruar gazeta Bild.
Të premtën, drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic, ka theksuar se po punohet për zëvendësimin e Ancelotti-t, i cili u shkarkua të enjtën pas humbjes nga PSG (3-0) në Ligën e Kampionëve.
Tuchel, 44 vjec, është një ish-mbrojtës që ka luajtur në D2 gjerman (Stuttgarter Kickers) dhe në divizionin e amatorëve (SSV Ulm) para se të bëhej trajner.
Ai ka drejtuar rezervat e Augsburg (2007-2008), më pas të FSV Mayence (2009-2014), ndërsa në 2015 u zgjodh trajner i Borussia Dortmund, rival i madh i Bayern.