Flash News

KRYESORE

Thuajse e kryer, trajneri i ri i Arsenalit është miku i Guardiolës

Thuajse e kryer, trajneri i ri i Arsenalit është miku i

Freddie Ljunberg e di dhe vetë se nuk e përballon presionin tek Arsenali. Tekniku e ka pranuar hapur pas humbjes 3-0 me Manchester City se klubi londinez duhet të vendosë për një emër tjetër në stolin e skuadrës.

Sipas mediave angleze, Mikel Arteta shihet si favoriti absolut për “Topçinjtë”. Ish-mesfushori i Arsenalit mund të rikthehet në “Emirates” si trajner, pasi më parë ka qenë lojtar në Londër dhe e njeh mirë mjedisin e skuadrës. Aktualisht Arteta punon si asistent i Pep Guardiolës te Manchester City. Bisedimet mes tij dhe drejtuesve të Arsenalit kanë nisur, por Arteta ka theksuar se firma do të hidhet vetëm pas ndeshjes Arsenal-City, që u luajt fundjavën që lamë pas.

Kjo, sigurisht, ishte një kërkesë në formë respekti ndaj klubit ku punon aktualisht dhe ndaj mikut të tij Guardiola. Pritet që brenda pak ditësh ai të marrë drejtimin e Arsenalit.

Të fundit